Telegrafi

Masvidal fiton me dominim përballjen e përgjakshme ndaj Diaz, mjekët detyruan gjyqtarët ta ndërprenë ndeshjen para kohe

Jorge Masvidal - Nate Diaz (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Jorge Masvidal ka fituar super përballjen ndaj Nate Diaz e vlefshme për UFC 244 duke fituar titullin në këtë kategori.

Nate Diaz mund të jetë njeri i keq, por ai nuk është më i keqi – të paktën jo tani për tani.

Ky epitet i takon tani veteranit Jorge Masvidalit që nga e shtuna mbrëma, pasi ai mposhti Nate Diaz në raundit të tretë përmes një nokauti teknik.

“The Rock” ndau rripin për Masvidal (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Pra pas tre rundave lojë, Masvidalit iu dha rripi BMF dhe titulli i UFC 244 të shtunën në Madison Square Garden.

Ndeshja përfundoi papritur, pasi një mjek anësor nga Komisioni i Atletikës së Shtetit në New York vendosi ta ndal për shkak të një prerje në syrin e djathtë të Diaz.

Diaz ishte i tëri i përgjakur (Foto: Steven Ryan/Getty Images)

Prerja ishte e madhe dhe po rrjedhke shumë gjak në syrin e djathtë të Diaz duke detyruar edhe gjyqtarin ta ndërpres ndeshjes dhe t’ia jap fitoren Masvidalit.

Pas kësaj fitore, Masvidal ka rekord prej 35 fitoresh e 13 humbjesh, ndërsa Diaz ka 20 fitore e 12 humbje. /Telegrafi/