Ministri i Kulturws, Rinisw dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka publikuar foto nga prezantimi i projektit fitues për restaurimin dhe revitalizimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Çeku, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar si njërin nga projektet tona më të mëdha, për të cilin përkushtimi ishte i jashtëzakonshëm.
“Obligim i yni dhe nder njëkohësisht. Trimëria e fisnikëria, heroizmi e sakrifica e familjes Jashari kanë qenë e do të mbesin shembull përherë”, ka shkruar Çeku, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se “me punë të pandalur të institucioneve tona e në veçanti të Komisionit të Ekspertëve të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pas analizës, hulumtimit, studimit, e përzgjedhjes së projektit fitues, 450 hektarët e kompleksit do ta reflektojnë historinë shumështresore të rezistencës, do ta përçojnë po këtë kujtesë qëndrese tek brezat e ardhshëm dhe tek vizitorët”. /Telegrafi/