Site icon Telegrafi

Mastercard rrezikon të paguajë 19 miliardë dollarë gjobë ndaj 45 milionë britanikëve

Håkan Dahlström Photography

Mastercard rrezikon të paguajë një shumë të majme parash dëmshpërblim në Mbretërinë e Bashkuar për abuzim me tarifat. Mbretëria kërkon 19 miliardë dollarë dëmshpërblim për 45 milionë klientët.

Çështja e iniciuar fillimisht nga zyra e avokatit të popullit tashmë është kthyer në një problem serioz për kompaninë. Kjo e fundit akuzohet se ka tarifuar paligjshëm dyqanet për pagesat nëpërmjet kartave të kreditit apo debitit. Diçka e tillë është përkthyer automatikisht në çmime më të larta për konsumatorët.

Sipas autoriteteve, Mastercard e ka bërë diçka të tillë për plot 16 vite, nga vitit 1992 deri në vitin 2008. Një dosje me dokumente prej 600 faqesh tashmë është depozituar në Gjykatën e Konkurrencës në Londër.

Akuzuesit shprehen se, kjo manovër e MasterCard ka qënë praktikisht një taksë e padukshme. Kompania ndërkohë e refuzon akuzën. Mastercard është rrjeti i dytë më i madh në Botë sa i përket pagesave elektronike.
Akuza vjen pas asaj të vitit 2014 nga Komisioni Europian, ku kompania akuzohej për tarifa të ekzagjëruara për pagesat ndërkombëtare brenda Bashkimit Europian. Në rast se Mastercard do të humbasë gjyqin, atëherë çdo qytetar me një kartë krediti apo debiti Mastercard që ka qënë mbi 16 vjeç gjatë periudhës në fjalë, mund të përfitojë deri në 300 paund. /Telegrafi/

Exit mobile version