Site icon Telegrafi

MasterCard largon nga përdorimi rripat magnetikë të kartelave bankare

Kompania MasterCard do të ndalojë praktikën e përdorimit të rripit magnetik.

Duke filluar nga dekada e ardhshme, asnjë prej kartave të kreditit dhe debitit që bartin emrin e MasterCard nuk do të ketë një rrip, ndërsa shumë vende evropiane do të kenë kartat e reja që prej 2024.

Britania e Madhe tashmë ka kaluar në kartat me çipa, por Shtetet e Bashkuara ende përdorin rripat magnetikë.

MasterCard thotë se kartat e reja me çipe ose ato biometrike që përdorin shenjat e gishtërinjve ofrojnë siguri shumë më të lartë.

Rripat magnetikë filluan përdorimin në 1960 si një projekt i IBM për të krijuar karta identiteti për stafin e CIA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version