Site icon Telegrafi

Master Talks – Ligjeratë në Strategic Brand Management dhe prezantim i programeve Master

Prezantimi i programeve do të mbahet me datën 24 Tetor në ora 18:00 në Menza Ramiz Sadiku, ku me këtë rast do të mbahet edhe një ligjeratë në “Strategic Brand Management”.

Me rastin e prezantimit të programeve Master të University of American College në Shkup, kemi zhvilluar një intervistë të shkurtë me Znj. Venera Krliu – Handjiski, si zv. Rektore për Edukim.

Prezantimi i programeve do të mbahet me datën 24 Tetor në ora 18:00 në Menza Ramiz Sadiku, ku me këtë rast do të mbahet edhe një ligjëratë në “Strategic Brand Management nga prof. Dimitar Kovacevski, PhD, profesor i asociuar dhe udhëheqës i departamentit të marketingut, School of Business Economics and Management ndërsa linku për regjistrim është: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSck8T2KUnj4eRoW8NNBGjiE_2f_13FzP7qZFEG4Nkby-rF70Q/viewform

Znj. Venera Krliu – Handjiski, si zv. Rektore për Edukim në University of American College, a mund të na jepni më shumë detaje se çka ofron MBA program që e ofron universiteti juaj?

Programi MBA i UACS është i përpiluar që të përgatisë studentët për një treg global, duke i ndihmuar ata që të menaxhojnë ndryshimet e përditshme në komunitetin e biznesit dhe aspektin social. Programi është i akredituar nga Këshilli i Akreditimi për Shkolla dhe Programe Biznese (ACBSP) duke e bërë të vetmin në regjion më një akreditim të tillë. Kjo e bënë programin posaçërisht të dëshirueshëm për menaxher dhe udhëheqës biznesi pasiqë i pajis me informata që mësohen jo vetëm në shkolla po edhe nga ligjërues nga bota e biznesit që ligjërojnë në top shkollat e biznesit.

E gjitha kjo vjen edhe me një çmim të përballueshëm ku shpenzimet e shkollimit janë 30% më të lira se universitetet tjera të prestigjit të njëjte në rajon.

Çka përmbanë programi UACS MBA?

Në këtë program studentët marrin dituri në fusha të ndryshme si: burimet njerëzore, menaxhimi strategjik, menaxhimi i operacioneve, sjellja organizative, financat korporatave, lidershipi/udhëheqësia, kontabiliteti menaxherial, rekrutimi dhe përzgjedhja e punëtorëve, analiza e raporteve financiare, menaxhimi i riskut etj.

Kandidatët që bëhen pjesë të programit kanë mundësi që të aplikojnë njohuritë në menaxhimin e kompanive të tyre dhe kështu si dhe të punojnë në përmirësimin e rezultateve financiare të kompanive të tyre.

MBA programi është i mundshëm në afat një ose dy vjeçar me koncentrim në: marketing, menaxhment, banka dhe financa dhe burime njerëzore.
Gjatë programit kandidatët poashtu kanë mundësinë e rrjetëzimit nëpërmjet anëtarësimit në UACS Business Council ku janë prezentë rreth 150 kompani nga rajoni.

Sipas rankimit programi UACS MBA është një prej top dhjetë programeve në Europen Juglindore. A mund të na jepni më shumë informata për këtë rankim?

Sikurse rankimet globale që bëhen nga magazina CEO në Londër, programi MBA i UACS është i ranguar si një ndër më të mirët në Evropën Juglindore. Përveç kritereve akademike ky rankim poashtu konsideron tërësinë e studimeve dhe përshtatjen me tregun. Kandidatët pajisen më diplomën më të mirë MBA dhe kjo me kosto të përshtatur lokalisht e tëra kjo me një kualitet të lartë të shkollimit të akredituan nga ACBSP, e vetmja organizatë akredituese për të gjithë programet e studimit në SHBA.

Çka ofron tjetër UACS?

Përveq programit MBA, UACS ka edhe disa drejtime tjera në gjuhën angleze, me nje diplomë shumë të vlefshme dhe e cila është e përshtatur për të gjithë kandidatët rajonal. Drejtimet tjera qe ofrohen janë:

School of Business Economics and Management
Executive Master of Business and Administration (MBA)
MA in Management
MA in Marketing
MSc in Corporate Finance and Banking
MA in Human Resources
MSc in Audit and Accounting
School of Computer Science and IT
MSc in Software Engineering
MSc in Computer Networks
MSc in Management of Information Systems
MSc in Robotics
School of Psychology
MSc in Health and Counseling Psychology
MSc program in Business and Organizational Psychology
School of Foreign Languages
MA in Business Communication and Translation in English
MA in English Language Teaching

Exit mobile version