Telegrafi

Massa rikthehet në vitin 2010

Massa pësoi lëndim kërcënues për jetën në Hungarian Grand Prix në muajin korrik dhe pritet të ketë një ndërhyrje plastike në disa ditët e ardhshme, para se të fillojë stërvitjet fizike pas një periudhe rikuperimi.

“Kontrollet… të gjitha kanë rezultuar pozitive, sikur edhe ekzaminimi i syrit. Gjithçka është në të mirë për Felipe për t’u rikthyer në pista”, thuhet në deklaratën e Ferrarit.

“Kuptohet rezultati është pritur me kënaqësi të madhe për mundësinë që mund të llogaritim 100% në Felipe për fillimin e sezonit të ardhshëm”, thuhet më tej në deklaratën e skuadrës.