Telegrafi

Massa mbetet i fokusuar

Braziliani aktualisht është i pari në renditjen e pilotëve me 39 pikë, me shokun e skuadrës Fernando Alonso në pozitën e dytë dhe pilotin e Red Bullit, Sebastian Vettel, me dy pikë më pak në pozitën e tretë. Ferrari është njëherit skuadra e parë në renditjen e konstruktorëve.

“Nëse i marrim parasysh të gjitha gjërat, ne kemi bërë punë të mirë në tri garat e para dhe fakt për këtë është epërsia jonë në të dyja renditjet. Sidoqoftë, kanë mbetur edhe 16 gara për t’u zhvilluar dhe ka mjaft hapësirë për t’u përmirësuar”, deklaroi Felipe Massa. /Telegrafi/