Telegrafi

Massa do të drejtojë timonin në nëntor

Massa pësoi çarje në kafkën e tij në muajin korrik, kur një pjesë e veturës së bashkëkombësit të tij Rubens Barrichello (Brawn GP), e goditi atë në syrin e majtë gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Hungarisë.

“Do të jem sërish pjesë e sfiduesve të yjeve, që është një prej ngjarjeve më trendi në fund të vitit. Është një organizim i shkëlqyeshëm, ku bashkohen të gjithë ngasësit më të mirë në të gjitha kategoritë e botës: Formula 1, Formula Indy, të veturave me bagazh (kampionati brazilian)”, ka thënë Massa në një video të publikuar.

Ngjarja, ku Massa është një prej organizatorëve, mbahet çdo vit në Florianopolis në Brazilin jugor, nga data 27 deri më 29 nëntor.

Ndërkohë, 28-vjeçari nuk do të rikthehet në Formula 1 deri në vitin e ardhshëm dhe është zëvendësuar nga italiani Giancarlo Fisichella. Massa ka thënë se në ngjarje do të jenë edhe kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher, dhe Rubens Barrichello, që renditet i dyti në kampionatin e këtij viti.