Futbollisti anglez, Mason Mount, ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij modele, Chloe Wealleans-Watts, pas pesë vitesh së bashku.
Futbollisti 23-vjeçar ka deklaruar se ‘futbolli është prioriteti i tij’ teksa ‘Tre Luanët’ po përgatiten për Kupën e Botës 2022.
Duke folur për ‘Tatler’, ai shtoi se ka dalë në takime ‘ndonjëherë’ që nga ndarja e tij, por vetëm ‘kur vjen në Londër’.
“Futbolli është prioriteti im”, ka pohuar ai për revistën kur u pyet për statusin e marrëdhënies së tij.
Nuk është e qartë saktësisht se kur dyshja u ndanë, por besohet të jetë në fillim të këtij viti.
Ajo dhe ylli i Chelsea besohet se u njoftuan në vitin 2017 dhe filluan të takoheshin menjëherë më pas, pasi kishin bërë shumë udhëtime ekstravagante së bashku.
Diku tjetër në intervistën për ‘Tatler’, yll bëri shaka se ai ‘nuk ka shkelur kurrë në një klub’ përpara Kupës së Botës.
Pavarësisht gjithë kësaj, ylli i famshëm ka vendosur ta lërë anash jetën personale për këtë periudhë, e të fokusohet më shumë në profesionin e tij. /Telegrafi/