Mason Greenwood ka lëshuar një letër lamtumirëse dhe sqaruese për tifozët e Manchester United.
Sulmuesi anglez nuk do të luajë më për Djajtë e Kuq dhe tashmë është marrë vendimi zyrtar.
“Dua të filloj duke thënë se i kuptoj që njerëzit do të më gjykojnë për shkak të asaj që kanë parë dhe dëgjuar në rrjetet sociale, dhe e di që njerëzit do të mendojnë më të keqen”, thuhet fillimisht në letrën e tij.
“Unë u rrita duke e ditur se dhuna ose abuzimi në çdo marrëdhënie është i gabuar, nuk kam bërë gjërat për të cilat më akuzuan dhe që në shkurt u lirova nga të gjitha akuzat. Megjithatë, e pranoj plotësisht se kam bërë gabime në marrëdhënien time dhe marr pjesën time të përgjegjësisë për situatat që çuan në postimin në rrjetet sociale”.
“Po mësoj ti kuptoj përgjegjësitë e mia për të dhënë një shembull të mirë si një futbollist profesionist dhe jam i fokusuar në përgjegjësinë e madhe për të qenë baba, si dhe një partner i mirë”.
“Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një procesi bashkëpunimi mes Manchester United, familjes sime dhe meje. Vendimi më i mirë për të gjithë ne është që unë të vazhdoj karrierën time futbollistike larg Old Trafford, ku prania ime nuk do të jetë një shpërqendrim për klubin. Falenderoj klubin për mbështetjen e tyre që kur u bashkova në moshën shtatë vjeçare. Gjithmonë do të jetë një pjesë e imja Manchester United”.
“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për familjen time dhe të gjithë të dashurit e mi për mbështetjen e tyre, dhe tani më takon mua të shpërblej besimin që kanë treguar ata për mua. Dua të jem një futbollist më i mirë, por më e rëndësishmja, një baba i mirë, një person më i mirë dhe të përdor talentet e mia në një mënyrë pozitive brenda dhe jashtë fushës”, ka shkruar Greenwood në letrën e tij. /Telegrafi/
🎙️ Mason Greenwood statement: "I want to start by saying I understand that people will judge me because of what they have seen and heard on social media, and I know people will think the worst.
I was brought up to know that violence or abuse in any relationship is wrong, I did… pic.twitter.com/Hop0DGpJsB
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 21, 2023