Site icon Telegrafi

Mason Greenwood gjen rrugën e rrjetës për herë të parë që nga viti i kaluar

Mason Greenwood ka shënuar golin e tij të parë që prej janarit të vitit të kaluar dhe atë të debutimit me fanellën e Getafes.

21-vjeçari u transferua në kampionatin spanjoll gjatë afatit kalimtar veror në formë huazimi nga Manchester United.

Deri në momentin e debutimit me fanellën e Getafes, ai kishte pothuajse 18 muaj pa luajtur në ndonjë ndeshje zyrtare.

https://twitter.com/FootColic/status/1711065451357159776

Anglezi u suspendua nga Manchester United pasi u arrestua nën dyshimin se sulmoi seksualisht të dashurën e tij.

Transferimi i Greenwood tek Getafe hyri në histori të klubit madrilen, pasi që ata deklaruan se nuk kanë përfituar më shumë financiarisht asnjëherë më parë./Telegrafi/

Exit mobile version