Telegrafi

I maskuari 44-vjeçar mahnit Barcelonën me aftësitë e tij (Foto/Video)

Legjenda braziliane, Rivaldo, është maskuar dhe ka shkuar të luaj një ndeshje me ekipin amatorë të Barcelonës, ku ka befasuar dy trajnerët që ishin mbikëqyrës të ndeshjes.  

Në një ndeshje amatorësh që organizohet nga skuadra e Barcelonës, ku shpesh figurojnë edhe ish-futbollistë, ka pasur një befasi të madhe, pasi një 44-vjeçar i maskuar i ka magjepsur të gjithë në La Masia.

44-vjeçari magjepës

Ishin dy trajnerët, Aldric Miro dhe Oscar Coca, e caktuar nga klubi për të ndjekur ndeshjen e amatorëve dhe gjithë vëmendjen e tyre e rrëmbeu një brazilian, i cili ishte deklaruar si Roberto Silva, përcjell Telegrafi.

Teknika e tij i ka befasuar të gjithë..!!

Megjithatë, pas dhjetë minutash lojë, dy trajnerët thërrasin lojtarin për të marrë informacione nga ai pasi spikati me aftësitë e tij dhe teknikën mahnitëse, por braziliani tha se nuk mund t’i ndihmonte sepse ishte 44 vjeç dhe vazhdoi të vraponte: “U duk që ishte një lojtar për “Topin e Artë” po të ishte më i ri në moshë”, ka thënë trajnerit Coca.

Kur iu tregoi se kush ishte, të gjithë te befasuar filluan duartrokitjet për të..

44-vjeçari që mahniti të gjithë iu kishte thënë punëtorëve se kishte luajtur si amator në Danimarkë, por kur hoqi maskën habiti të gjithë, pasi ishte legjenda e klubit, Rivaldo, i cili i bëri të gjithë të qeshin dhe të bëjnë fotografi me të.

Rivaldo duke ‘zbuluar’ fytyrën e tij të vërtetë!

“Nuk ishte ndeshja ime më e mirë, por kur vesh fanellën e Barcelonës këmbët bëhen magjike”, ka thënë Rivaldo pas demaskimit të tij. /Telegrafi/