Telegrafi

Maskotat komike “Mucho” në Prishtinë të cilat po e ngacmojnë imagjinatën e gjithsecilit

Ditëve të fundit, janë popullarizuar mjaft shumë disa animacione interesante të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale.

Kryesisht bëhet fjalë për maskotat komike “Mucho” të cilat janë të ilustruara në fotografi në vende të ndryshme të qytetit të Prishtinës, siç është tek përmendorja e heroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe pranë Bibliotekës Kombëtare.

Përveç dizajnit kreativ, ajo çfarë lë përshtypje më së shumti janë përshkrimet qesharake e unike në secilën foto, siç edhe mund t’i shihni në linqet e bashkëngjitura.

Por, për çfarë saktësisht bëhet fjalë?

Këto maskota janë të brendit më cool dhe inovativ në treg, të restaurantit “Eat Mucho”, i cili do të hapet gjatë ditëve në vijim duke sjell risi në Kosovë.

Restauranti do të shërbejë ushqime unike meksikane me një llojshmëri mishrash dhe salcash në ambientin ekzotik e mikpritës që e kanë krijuar.

Por, nëse veç ju pëlqen ushqimi meksikan dhe me padurim prisni t’i provoni shijet e “Eat Mucho”, ju mund të regjistroheni në linkun: www.eatmucho.com duke folur me Bot-in e integruar dhe aty mund të përzgjidheni për t’i testuar ushqimet para hapjes së restaurantit.

Përndryshe, restauranti pritet të hapet gjatë javës së ardhshme dhe pritet të jetë vendi më “cool” në qytet!