Telegrafi

Me maskë të zezë dhe veshje mini, Ava Max rrëmben vëmendjen e fansave me paraqitjen e fundit

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ditë më parë njoftoi fansat se ajo do të këndojë kolonën zanore të filmit më të ri të animuar të “Sccoby Doo”.

Në anën tjetër, ajo po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Ava Max publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shhfaqej mjaft tërheqëse veshur me një bluzë dhe fund të shkurtër.

Ndërkohë në fytyrë ajo mbante një maskë të zezë, duke u solidarizuar kështu me situatën e ndërgjegjësimit për virusin COVID-19, ku rekomandohet që njerëzit nga e mbarë bota të mos dalin jashtë pa maskë mbrojtëse.

Me çizmet ngjyrë rozë dhe veshjen e saj mini, kjo paraqitje e këngëtares shqiptare u komentua shumë nga ndjekësit e saj.

Foto: Ava Max/Instagram

Ava Max përndryshe u detyrua që gjatë këtyre muajve të ndërpresë turneun e saj, për shkak të situatës së bllokimit dhe kështu ka qëndruar e izoluar në shtëpi me familjen e saj në ShBA. /Telegrafi/