Telegrafi

Maskë nga kopshti

Miksohet një e katërta e mollës dhe gjysma e domates, së cilës i hiqet paraprakisht lëkura. Shtohen 2 lugë qumësht dhe një lugë vaj bajameje, tunden përderisa masa të marrë formën e kremit.

Kjo maskë vihet në fytyrë dhe në qafë në një shtresë të trashë, mbahet për 30 minuta. Shpëlahet me ujë të vakët. /Telegrafi/