Site icon Telegrafi

Maskë me rrush për lëkurë me probleme

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Rrushi është një përbërës i shkëlqyer për maska bukurie: në qoftë se keni ndonjë ndonjë puçërr të bezdisshme në fytyrë ose rrudhat e para kanë filluar të shfaqen, atëherë maska me rrush do të zgjidhë problemet tuaja.

Maska për fytyrë me rrush është recetë e bukurisë natyrore, që do ta bëjë lëkurën tuaj të përsosur!

Merrni disa kokrra rrush dhe vendosini në një tas: me një pirun bëni pure tërësisht dhe shtoni dy lugë kos të thjeshtë që do t’i japë maskës një përbërje më të butë.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj, duke shmangur zonën e syve, dhe lëreni të veprojë për rreth 10 minuta. Lani fytyrën mirë dhe admironi lëkurën tuaj të pastër dhe të ndritshme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version