Site icon Telegrafi

Maskë me mollë kundër plakjes së lëkurës

Përdorimi i produkteve kozmetike për lëkurën, ndoshta nuk jep gjithmonë rezultatin që dëshiron. Edhe pse mund të blesh shumë maska kundër moshës, fare lehtë mund të përgatisësh në shtëpi një maskë natyrale, rezultatet e të cilit janë mbresëlënëse.

Përbërësit:
▪ 2 lugë çaji lëng molle
▪ 1 lugë çaji lëng limoni
▪ 2 lugë gjelle dhallë ose qumësht i prerë (buttermilk)
▪ 1 lugë gjelle vaj rozmarine
▪ 3 kokrra rrushi pa fara
▪ 1/2 mollë
▪ 2 të bardha veze

Përdorimi:
Fillimisht bashkon të gjithë përbërësit e lartpërmendur në një enë për grirje. Shpërndaje masën në të gjithë fytyrën me ndihmën e një copëze pambuku. Bëj kujdes me pjesët rreth gojës dhe syve. Prit disa minuta derisa masa e vënë në fytyrë të ngrijë, pastaj laje fytyrën me ujë të ftohtë.

Për të pasur rezultate sa më të mira përdore këtë metodë dy herë në javë. Masën e mbetur vendose në frigorifer dhe ruaje, por jo më shumë se një javë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version