Site icon Telegrafi

Maskë me mjaltë dhe banane

Lul Blaka
/lifestylenews.al/

Përbërësit:
* 1 limon
* 1 banane
* 1 lugë mjaltë
* 1 lugë gjalpë

Së pari, merrni një tas të madh dhe hidhni mjaltin, lëngun e limonit dhe gjalpin. Shtypeni bananen dhe përziejeni me masën tjetër.

Vendosni masën e krijuar mbi duar dhe masazhoni butësisht sidomos tek pjesa ku vëreni që ka më shumë rrudha, ose është e ashpërsuar më shumë. E lini losionin të qëndrojë për 20 minuta mbi duar dhe në fund shpërlani ato me ujë të vakët.

Përsëriteni këtë trajtim sa herë të vëreni që duart tuaja kanë nevojë për këtë recetë. Pastaj, përse të mos i kushtoni pak rëndësi bukurisë tuaj dhe atyre të duarve kur me kaq pak shpenzim mund të krijoni një recetë magjike me një efekt të mrekullueshëm. /Telegrafi/
 

Exit mobile version