Hidhni të paktën 4 lugë gjelle mjaltë me pak çaj të gjelbër të nxehtë, sa të bëhet një masë që të përhapet lehtë në fytyrë, por mos të rrjedhë.
Largoni flokët nga fytyra dhe pastroni mirë lëkurën, duke hequr të gjitha gjurmët e makijazhit dhe të pluhurit.
Me gishta, vendosni maskën në fytyrë, duke shmangur zonën e ndjeshme rreth syve.
Shtrihuni për rreth 15-20 minuta, derisa të thahet plotësisht e shpërlajeni me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/