Sot do t’iu mësojmë përgatitjen e maskës që kombinon produkte tërësisht organike, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
⦁ 1 pjeshkë,
⦁ gjysmë banane,
⦁ një lugë tërshëre e grirë.
Përgatitja:
Pastroni bananen, hidhni pjeshkën për pak minuta në ujë që është duke u valuar. Kjo do t’ju ndihmojë në heqjen e lëkurës së pjeshkës pa dëmtuar esencën e saj.
Priteni pjeshkën përgjysmë dhe hiqni farat. Merrni bananen bëjeni pure dhe përzieni me pjeshkën të cilën gjithashtu e bëni pure.
Hidhni miellin e tërshërës tek pjata dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një masë e dendur.
Nga prezenca e këtyre përbërësve do keni një efekt të zgjatur të lëkurës së bukur dhe të pastër.
Vendosni maskën e përgatitur në fytyrë, e lini të qëndrojë 20 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të freskët. /Telegrafi/