Përbërësit:
1 domate e pjekur
2-3 lugë argjile të bardhë
2-3 gjethe borzilok
1/2 lugë çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër
Përziejmë domatet dhe borzilokun në blender derisa të përftoni një masë kompakte. Më pas shtoni vajin dhe 2 lugët e argjilës.
Nëse përzierja është shumë e lëngshme atëherë shtoni sërish pak argjilë në mënyrë që masa e përftuar të jetë në formën e baltës.
Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.
Kjo maskë nga Living këshillohet të përdoret një herë në javë. /Telegrafi/