Site icon Telegrafi

Maskë kundër njollave të fytyrës

Përbërësit që ju nevojiten për maskën janë:
– 2 të bardha veze
– 2 lugë gjelle mjaltë
– 1 lugë çaji vaj bajame
– lëng i një limoni

Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit së bashku në një tas dhe më pas masën e përftuar aplikojeni në fytyrën e larë dhe tharë më parë, duke shmangur zonën e syve, këshillon Living. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. /Telegrafi/
 

Exit mobile version