Konservuesit, emulgatorët, vajrat minerale dhe derivatet e tjera të naftës në preparatet kozmetike janë të dëmshme për lëkurë, tregojnë studimet e reja. Për fytyrë më të përshtatshme janë preparatet natyrore të freskëta.
1. Trangullin e prerë në rrathë, sikurse për sallatë dhe i rendojmë në tërë fytyrën, këtë e heqim pas 20 min. Kjo përdoret si tonik freskues tek lëkura normale.
2. Përzieni dy lugë djathë të freskët, me një lugë mjaltë dhe dy pika vaji. Pastaj këtë masë e shpërndani në lëkurë plotësisht. të pastër. E leni të qëndrojë 20 min. dhe pastaj e largoni me tampon pambuku të lagur në qumësht të vakët. Kjo maskë e freskon, e ushqen dhe e pastron lëkurën ..
3. Mollën e freskët e imtësoni në rende në anën më të imtë, dhe pastaj në fytyrën plotësisht të pastër e veni këtë maskë. Shtrihuni dhe pas 20 min. e hiqni me ujë të vakët. Do të vëreni se lëkura do të jetë shumë e freskët. Maska nga kjo formë e mollës do të jetë shumë e mirë për lëkurën normale, që nuk është as e thatë e as e yndyrshme. /Telegrafi/