Site icon Telegrafi

Maskat për fytyrë mbrojnë njerëzit më shumë nga coronavirusi sesa pastrimi i duarve apo edhe distancimi shoqëror, sugjeron një studim

Maskat për fytyrë mbrojnë njerëzit më shumë nga COVID-19, sesa procesi i pastrimit të duarve apo edhe distancimi shoqëror sugjeron një studim i bërë në një anije luftarake amerikane, Theodore Roosevelt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 1,000 persona nga ekuipazhi i afro 4,900 të anëtarëve të anijes, rezultuan pozitivë me COVID-19, gjatë një shpërthimi në mars. Një person vdiq, ndërsa kapiteni i anijes u pushua nga detyra.

Kështu lidhur me këtë rast, përgjegjësit mësuan nga zyrtarët amerikanë se si ta studiojnë më mirë përhapjen e virusit.

Ata gjetën një ndryshim prej 25 për qind në numrin e personave të infektuar, midis atyre që i kishin vendosur maskat, dhe tjerëve që nuk e aplikuan këtë metodë.

Ndërkohë kjo krahasohet me 15.3 për qind për distancimin shoqëror dhe tre për qind për pastrimin e duarve, metoda të cilat janë konsideruar më të rëndësishmet për të frenuar përhapjen e virusit. /Telegrafi/

Exit mobile version