Site icon Telegrafi

Maskat me pamje të Obamas më të shiturat para karnavalit të Rios

"Maskat me pamjen e Obaman janë hit i vërtetë, madje kemi eksportuar 5.000 prej tyre në Spanjë”, ka deklaruar të martën për France Press Olga Gibert Valles, drejtoreshë e fabrikës Condal, prodhuesit kryesor të maskave për karnavalin e Rios.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, maskat e Osama Bin Laden, George W. Bush e Saddam Hussein po shiten shumë më mirë sesa ato të njeriut ujk apo dreqit.

Shumë i popullarizuar është edhe presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

Karnavali në Rio do të mbahet në mes të 20 dhe 24 shkurtit.

Exit mobile version