Njerëzit mund të komunikojnë edhe duke i treguar tjetrit gishtin e mesit, por qysh se ekziston specia jonë, njerëzit krijojnë lidhje, shkëmbejnë informacion dhe emocione duke u parë në fytyrë me njëri-tjetrin, edhe pa folur.
Teknologjia e informacionit më e zhvilluar e species njerëzore, e pazëvendësueshme nga ndonjë aplikacion apo inteligjenca artificiale, është fytyra e njeriut. Kjo është individuale, nuk është monopol i askujt tjetër dhe është e pakontrollueshme nga qeveritë, nga BigTech e të tjerë, përveçse atëherë kur…
Qeveritë, prej me shumë se një viti (2020-2021) kanë urdhëruar mbulimin e fytyrës me maskë, duke ndërprerë kështu komunikimin njerëzor, aftësinë e njerëzve për të marrë e dhënë mesazhe, emocione, ndjenja, qëndrime përmes fytyrës.
Kjo ka fshehur humanitetin e njerëzve, ka shkaktuar çoroditje dhe dobësim të lidhjeve mes njerëzve, duke e bërë me të lehtë kontrollin dhe manipulimin e tyre nga ana e qeverive apo të kujtdo tjetër.
E gjitha kjo thuhet se bëhet për të mirën e njerëzimit që të shpëtojmë nga viruset.
Mirë shpirti?!