“Zone Club” edhe këtë vikend do të argëtojë publikun virtualisht.
Grupi “Maskat” janë ata që sonte do të lëshojnë muzikë të përzgjedhur në një transmetim direkt në rrjetet sociale.
Eventi do të zhvillohet përmes virtualitetit, duke u transmetuar në faqet zyrtare të “Zone Club” në rrjetet sociale: Facebook dhe Instagram.
Artdashësit e muzikës gjithashtu do të kenë mundësinë ta përcjellin live eventin edhe në faqen zyrtare të Telegrafit në Facebook.