Telegrafi

“Maskarada të mbarojë përgjithmonë” – Benzema reagon ndaj datës së caktuar për gjyqin ndaj skandalit seksual me Valbuenan

Benzema e ka humbur vendin në Kombëtare pas skandalit

Karim Benzema nuk e ka mirëpritur caktimin e datës së gjyqit për shantazhin e tij të pretenduar ndaj ish-shokut të skuadrës së tij te Franca, Mathieu Valbuena.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ka luajtur për Francën që nga viti 2015, kur u akuzua për zhvatje të Valbuenas për një skandal seksual në të cilën u shfaq lojtari i atëhershëm i Marseille.

Të martën, zyra e prokurorit të Versailles konfirmoi se Benzema do të përballet me gjyqin e tij nga 20-22 tetor.

Lexo po ashtu Benzema rrezikon pesë vite burg

Megjithatë, Benzema reagoi menjëherë pas datës së gjyqit që u caktua, me anë të një ‘story’ në profilin e tij në Instagram.

“Po, më në fund, le të shkojmë. Ta lëmë maskaradën të përfundojë përgjithmonë”, ka shkruar Benzema në postimin e tij.

Për çfarë akuzohet Benzema?

Në vitin 2015, Benzema dyshohet se ka bërë presion ndaj Valbuenas për të paguar shantazhet që kërcënonin të lëshonin një kasetë me video seksuale në të cilën shfaqej ky i fundit.

Megjithatë, në vend që të merrej me shantazhet, Valbuena lajmëroi autoritetet. Benzema tha në atë kohë se ai vetëm po përpiqej të ndihmonte shokun e tij të Francës.

Si pjesë e pasojave, Benzema u largua nga ekipi kombëtar dhe gjashtë vjet më vonë, ai ende nuk ka fituar asnjë tjetër thirrje për Les Bleus, pavarësisht formës së tij të jashtëzakonshme për Madrid.

Që atëherë Benzema ka humbur në turne të shumta të mëdha, përfshirë Euro 2016 dhe Kupën e Botës në 2018.

Gjatë karrierës së tij në Francë, Benzema shënoi 27 gola për vendin e tij në 81 ndeshje të luajtura. /Telegrafi/