Telegrafi

Maska që lëshon dritë të gjelbër, ndihmon në shërimin e verbërisë tek diabetikët

Me këtë dritë nga Noctura 400, mund të ndihmohen ata që kanë diabetin e tipit një, si dhe 67 për qind e atyre që e kanë diabetin e tipit dy, për të shëruar verbërinë, transmeton Telegrafi.

Të prekurit nga sëmundja e diabetit, fillojnë të kenë probleme me retinopati apo me modular oadema.

Drita e gjelbër që lëshon kjo maskë, zvogëlon nevojën e retinës për oksigjen dhe parandalon formimin e enëve të gjakut, të cilat mund të shtresohen në pjesën e pasme të syrit.

Deri më tani, këto janë eliminuar lehtë me laser, por me anë të maskës me dritë të gjelbër, mund të bëhet heqja e tyre, kur janë në faza fillestare. /Telegrafi/