Telegrafi

Maska që forcon gjinjtë!

Maska nga jogurti dhe vezët

Kjo recetë është shumë e thjeshtë, ndërsa me të do të përfitoni maskën për gjoksin, e cila relakson dhe forcon. Të gjithë përbërësit janë natyralë, andaj nuk i bëjnë dëm lëkurës dhe shëndetit. Këtë maskë mund ta përdorni pa kufij.

Përzieni një lugë jogurt, një vezë dhe një lugë vaj të vitaminës E. Përbërjen në mënyrë të njëjtë hidheni mbi gjoks, por mundeni edhe t’i bëni masazh në mënyrë që përbërësit sa më thellë të depërtojnë në lëkurë.

Maskën lëreni të qëndrojë 25 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/