Telegrafi

Me maska në fytyrë – coronavirusi nuk i ndalon këto mijëra çifte të martohen, përkundër frikës nga virusi vdekjeprurës

Mijëra çifte u martuan në një kishës të premten, megjithë shqetësimet në Korenë e Jugut për përhapjen e shpërthimit të coronavirusit.

Kisha e themeluar nga Sun Myung Moon – i njohur si mesia nga ndjekësit e tij – shpërndau mbulesa fytyre për 30,000 persona, por vetëm disa prej tyre i vendosën, transmeton Telegrafi.

“Do të ishte gënjeshtër nëse do të thoja se nuk shqetësohesha aspak për infeksionin”, tha studenti 21 vjeçar i universitetit. “Por unë ndjehem sikur do të mbrohem nga virusi sot”.

Koreja e Jugut ka regjistruar 24 raste të shpërthimit të coronavirusit të ri që u shfaq në Kinën fqinje, ku janë konfirmuar më shumë se 30,000 raste, dhe Seuli ka ndaluar hyrjen për të huajt që kanë qenë së fundmi në Wuhan, qendra e epidemisë.

Festivalet, ceremonitë e diplomimit dhe koncertet janë anuluar për shkak të frikës së ngjarjeve të mëdha mund të lehtësojnë transmetimin e virusit, dhe autoritetet kanë kërkuar nga grupet fetare që të bashkëpunojnë në parandalimin e përhapjes së tij.

Gati 6.000 çifte me veshje identike nga 64 vende – shumë prej të cilëve u takuan për herë të parë në javët e fundit – u martuan në Gapyeong, dhe të sapomartuarit bënë foto në grup dhe u uruan nga miqtë dhe të afërmit.

Dasmat masive, të mbajtura shpesh në stadiume gjigante sportive me dhjetëra mijëra çifte, kanë qenë prej kohësh një tipar i veçantë në Korenë e Jugut.

Ato filluan në fillim të viteve 1960, duke përfshirë vetëm dhjetëra çifte në fillim, por me numra që rriteshin ndër vite.

Në vitin 1997, 30,000 çifte morën pjesë në një martesë të përbashkët në Uashington, dhe dy vjet më vonë rreth 21,000 mbushën Stadiumin Olimpik në Seul. /Telegrafi/