Dy hajdutë me maska të coronavirusit të cilët plaçkitën një shtëpi në Angli, janë burgosur nga autoritetet britanike.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Raymond Ward, 27-vjeçar dhe Marcus McKenzie, 30 vjeç, e thyen dritaren me anë të një leve për të plaçkitur shtëpinë e synuar.
Bëhet e ditur se e gjithë ngjarja kishte ndodhur më 28 korrik të këtij viti.
Hajdutët vodhën syze dielli, ndriçim diellor dhe një biçikletë e cila kushtonte 200 funte.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Nottingham, ndërsa familja ishte në gjumë në katin e sipërm kur edhe ndodhi plaçkitja.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, dy hajdutët të cilit mbanin maska mbrojtëse kundër coronavirusit, hyjnë tinz nga kopshti i pasëm i shtëpisë. /Telegrafi/