Ndoshta ju nuk e dini, por gështenja përdoret gjerësisht në fushën e kozmetikës, dhe trajtimet SPA në shumë qendra bukurie dhe estetike në botë.
Falë kripërave minerale dhe cilësive të tyre ushqyese, gështenjat kanë aftësinë të tonifikojnë dhe rigjallërojnë lëkurën shkruan Bimë mjekësore.
1. Maskë për fytyrë të yndyrshme:
Përbërësit:
▪ 3 gështenja të ziera
▪ 2 lugë lëng portokalli
▪ kos natyral
Përzieji mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.
2. Maskë për fytyrë normale:
Përbërësit:
▪ 3 gështenja të ziera
▪ 1 lugë me mjaltë natyral
▪ pak qumësht
Përzieji mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.
3. Maskë për fytyrë të thatë:
Përbërësit:
▪ 3 gështenja të ziera
▪ 1 lugë me vaj suzami
▪ pak qumësht
Përzieji mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.
4. Maskë hidratuese dhe rigjeneruese për çdo lloj lëkure
Përbërësit:
▪ 20 gështenja të ziera
▪ 1 lugë kafeje me mjaltë natyral
▪ 1 lugë kafeje me vaj bajamesh
▪ 1 lugë kafeje me lëng portokalli
Përzieji mirë në frulator derisa të bëhet një masë kremoze homogjene. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 25 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët pastaj të ftohtë.
5. Maskë për duart
Përbërësit:
▪ 15 gështenja të ziera
▪ 1 lugë gjelle me mjaltë natyral
▪ Lëngu i një limoni të plotë
Përzieji mirë derisa të përftohet një masë kremoze. Lyej duart me të dhe mbaje 20 minuta. Shpëlaji me ujë të vakët, pastaj të ftohtë.
6. Maskë për të rigjeneruar flokët nga ndryshimi i stinës
Gështenjat janë shumë të dobishme për flokët e sfibruar, të thatë dhe të dëmtuar.
Përbërësit
▪ 20 gështenja të ziera
▪ 1 filxhan (kafeje) me vaj Sinapi
▪ 1 avokado
Përzieji mirë derisa të përftohet një masë kremoze e cila mund të përhapet lehtësisht në flokët tuaj. Shpërndajeni me kujdes nga rrënja deri tek majat. Mbajeni për 2 orë këtë maskë duke e mbështjellë kokën me një peshqir të ngrohtë. Lajini me një shampo delikate. /Telegrafi/