Maska e arit që çdoherë e shohim te kartëmonedha 500 denarëshe tashmë është ekspozuar në Muzeun arkeologjik, duke shënuar kështu 100 vjetorin e zbulimit të nekropolit në Trebenishtë, afër Ohrit.
Qytetarët e vendit mund ta shohin pasi që maska është sjell nga Muzeu popullor i Beogradit, për t’u ekspozuar në Shkup, që më pastaj të rikthehet në fund të gushtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maska është zbuluar në vitin 1932 dhe besohet se u takon njerëzve të shtresës së lartë të periudhës së Shekullit VI dhe V para erës së re të rajonit të liqenit të Ohrit.
Nekropoli u gjet më 20 maj të vitit 1918 gjatë punimeve të atëhershme në rrugën Ohër-Kërçovë, sipas të gjitha gjasave rrugë e shfrytëzuar për aspekte ushtarake.
Maska do të ekspozohet edhe në Sofje të Bullgarisë./Telegrafi/