Dy persona të maskuar dhe që besohet se ishin të armatosur kanë grabitur në orët e natës një kazino në qytetin e Korçës.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se nga dy autorët, vetëm njëri ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar personalin.
Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet dhe po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në njerëz, raportojnë mediat.