Site icon Telegrafi

Me maska dhe revole, shqiptarët terrorizojnë shitësen e dyqanit në Itali (Foto/Video)

Policia e Milanos ka arrestuar 4 adoleshentë që kishin marrë seriozisht një film hollivudian të vitit 1971, me regji të të famshmit Stanley Kubrick dhe i titulluar “Clockwork Orange” (Portokalli me kurdisje).

Djemtë janë thjesht fëmijë, një 15 vjeçar, një 16 vjeçar dhe dy 17 vjeçarë, por sërish kjo nuk i ka ndaluar që të vjedhin me armë një sërë dyqanesh dhe marketesh. 12 grabitje të tilla mendon policia se kanë kryer këta adoleshentë me shtetësi italiane, por me origjinë egjiptiane dhe shqiptare.

Por një grabitje e tyre të cilën mund ta shikoni më poshtë, tregon më së miri se edhe fëmijët janë të aftë të grabisin dhe të ushtrojnë një dhunë të pashembullt.

Me arrestimin e tyre, këta 4 adoleshentë janë kthyer në lajmin e ditës në të gjithë Italinë. Sipas hetimeve të deritanishme dhe disa mediave italiane, adoleshentët ishin motivuar dhe shihnin si model pikërisht filmin e viti 1971, dekada përpara se ata vetë të lindnin.

Filmi Clockwork Orange ka në fokus të tij një grup gansterash britanikë, të cilët jetojnë në një Londër krejtësisht ndryshe nga realiteti. Filmi zhvillohet në një tjetër realitet distopik dhe ka për qëllim të vërë në dukje dhunën e të rinjve, si dhe një sërë subjektesh politike, sociale e ekonomike.

Mesa duket, të rinjtë kanë kujtuar se realiteti distopik në të cilin paraqitet grupi i “Aleksit” (kreu i bandës në film, që gjithashtu vjedh e shfaq sjellje vandale) është i njëjtë me realitetin në të cilin ata jetonin në Milano… pa rregulla dhe pa ligje.

Exit mobile version