Telegrafi

Masiela në tre filma artistik

Sipas “Hollywod Reporter”, Masiela Lusha, e cila e ka luajtur të bijën e Carmen, në "The George Lopez Show", të ABC-së, ka krijuar me ekipin e saj një kompani produksioni, me emrin “Illuminary Pictures”, e cila po lobon për katër filma dhe një projekt për TV.

President i marketingut të kësaj kompanie është zgjedhur Nick LoPiccolo, i cili ka filluar të bisedoj për ko-produksione me pesë produksione për pesë projekte të tij kinematografike.

Sipas tij, plani është që Lusha të luaj nëpër seriale televizive si dhe në tre filma artistik. Projektet televizive janë “Sweet Caroline”, një serial komedi i cili do të xhirohet më shumë kamera. Skenari i këtij filmi është shkruar nga Jim Hope, që ishte skenarist dhe producent i filmit "George Lopez".

Skenari ka në qendër divorcin e tretë të bijës se tij të vetme të personazhit kryesorë. Lusha e luan rolin e bijës, e cila dështon qysh në martesën e parë.

Kurse nga filmat artistik, Lusha pritet të luaj në filmin “On, Cupid”, një film i zhanrit komedi për krishtlindjet me skenar të Mark Onspaugh, i cili flet për bijën e vetme të një babadimri, e cila quhet Holly (Lusha) dhe ka moshën 21 të shkurtabiqëve “karkanxholl”.

Po ashtu, Lusha pritet të luaj në filmin “Angel Hair”, që do të punohet me regjinë e Patrick Tatopoulos. Ky film ka një tregim për një çifute gjermane (Lusha) që ka flokë të bardha dhe e cila lufton për mbijetesë brenda kampit Ravenbruch gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB).

Kurse projekti i tretë filmik është "Yellow Rose of Savona", një film për Borbardhën me skenar të Anna Pernicci dhe ka të bëj me sakrificën, disfatën e pafajësisë, dashurinë, luftën dhe trashtinë në Italinë e Musolinit.

Projekte të tjera filmike janë edhe “Graf”, një tregim për të parin dhe të madhin e Zeppelins. Filmi ka në qendër Dr. Hugo Eckener, kapitenin e anijes, i cili beson se do ta ndryshoj botën me dashuri ndaj një gruaje aristokrate. Skenari i filmit është punuar nga Michael Roman Rosales dhe Peter Loffredo.

Të gjithë filmat kanë një buxhet prej 25 milion dollarëve por buxheti i tyre pritet të rritet në sajë ko-produksioneve filmike.