Telegrafi

“Mashtruesit” nderohet me Çmim special në TIFF

“Mashtruesit”, skenarin e të cilit e ka bërë Selatin Ademi, ndërsa regjinë Dalmat Dobra, është pritur shumë mirë në festivalin e kryeqytetit shqiptar dhe ka qenë i vetmi film kosovar, i cili është shpërblyer me një Çmim Kombëtar.

Juria e përbërë nga Ylli Pepo, Vasjan Lami dhe Veton Nurkollari konsideroi se tema dhe personazhet e filmit janë trajtuar në nivel shumë të lartë dhe vendosi që të ndajë njërin nga gjashtë Çmimet speciale.

Grupi i aktorëve që luajnë në film përbëhet nga: Selatin Ademi, Arben Bajgora, Armend Ademi, Hateme Krasniqi, Fitan Jupolli etj. /Telegrafi/