Alban dhe Shkelzen Sinanaj, 32 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia këtë të enjte.
Dy vëllezërit akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 mln euro.
Veprat penale që rëndojnë mbi dy të arrestuarit janë “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.
“Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.
Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve”, thuhet në njoftim./Vizion+