Ethel Nell Frasier nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, është gëzuar tej mase, kur ka gërvishtur një tiketë lotarie dhe pa se fitoi 10 mijë dollarë. Por, nuk e dinte se e tëra është një mashtrim.
Gjyshes 73-vjeçare ia kishin dhënë një tiketë të rrejshme, ndërsa fëmijët dhe nipërit i qëndronin pranë, duke qeshur me reagimet e saj, transmeton Telegrafi.
“E dija, E dija. Zoti e di që e dija” thana ajo me histeri, teksa shtonte se ishte një ditë me fat për të.
E paqartë për të moshuarën, ishte fakti që të gjithë po qeshin dhe nuk po i besojnë, ndërsa insistonte që më në fund fitoi lojën shpërblyese.
Më poshtë mund të shihni reagimin e saj, teksa feston derisa mëson të vërtetën. /Telegrafi/