Pasi i premtuan se do ta ndihmojnë, një burrë i vetëshpallur “lypsar invalid”, papritmas filloi të ecë si çdo njeri tjetër dhe atë në prezencë të policisë.
Ky moment i pazakontë është filmuar me kamerë amatore në rrugët e qytetit kinez Luzhoi në provincën Sichuan, transmeton Telegrafi.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte, janë publikuar është pamjet e filmuara kohë më parë, ku ky burrë shihet duke lëvizur lirshëm këmbët derisa po i provonte një palë pantallona.
Kështu policia ishte njoftuar për veprimet e këtij burri nga banorët e zonës ku ai kërkonte para nëpër rrugë.
Kur ata iu ofruan dhe i premtuan se do ta ndihmojnë pasi u kishte thënë se është i paralizuar, ai u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë sikur çdo njeri tjetër.
Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi u dërgua në stacionin e policisë për tu marrë në pyetje. Ndaj tij është ngritur padi për mashtrim. /Telegrafi/