Telegrafi

Mashtron se në dhomën e hotelit i ka hyrë një fantazmë që lëvizte gjërat nga vendet (Video)

Potus Frank Ramirez ka qenë në një hotel në Teksas të Shteteve të Bashkuara, ku pretendon se i ka hyrë në dhomë një fantazmë që lëvizte gjërat nga vendet.

Derisa tregonte se si lëvizi dëgjuesja e telefonit dhe u rrëzua një çorapë, sërish duket sikur filloi një aktivitet paranormal, transmeton Telegrafi.

Por, shikuesit nuk po e besojnë aspak meqë duket se është mashtrim, madje i punuar shumë dobët.

“Duket sikur lojë fëmijësh, të gjitha gjëra po bien në drejtim të tij, është e qartë se janë të lidhura dhe ai po i tërheqë”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/