Telegrafi

A i mashtroi vrasësi i Munihut fëmijët me një lajmërim në Facebook?

Policia gjermane është duke hetuar një lajmërim të rremë në Facebook, ku thuhej se po ofrohej ushqim gratis në McDonald, në vendin ku një i armatosur i vrau 10 persona.

Policia gjermane i është referuar sulmit në qendrën tregtare Olympia si sulm terrorist. Në këtë sulm është vrarë edhe një shqiptare, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi konsiderohet e zhdukur, shkruan Daily Mail.

Lexo po ashtu Policia gjermane u kërkon qytetarëve çdo video ose pamje të sulmit

Në orën 6:52 një i armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër McDonaldit që gjendet në afërsi të qendrës tregtare Olympia, në zonën veriore të Moosach të kryeqytetit bavarez, Munich.