Telegrafi

I mashtroi të gjithë me ngjashmërinë e tij me garuesin e famshëm të Formula 1, burri hyn në eventin e madh Miami Grand Prix

Së fundmi një video virale në YouTube e publikuar nga kanali BuckBoys ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Në video shihet një qytetar i thjeshtë teksa “i mashtron” të gjithë organizuesit e eventit Miami Grand Prix por edhe kalimtarët e rastit me ngjashmërinë e tij me shoferin e famshëm të garave, Charles Leclerc.

Bëhet e ditur se Leclerc aktualisht garon në Formula 1 për Scuderia Ferrari, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2016 ai e fitoi kampionatin e Serisë GP3, ndërsa në vitin 2017 e fitoi kampionatin FIA në Formula 2.

Nga pamjet e publikuara shihet burri teksa bëhet pjesë e eventit të madh të garave Grand Prix dhe ia arrin qëllimit të tij për ta takuar Leclerc-in e vërtetë. /Telegrafi/