Telegrafi

Mashtroi shtetasen gjermane, ngritet aktakuzë ndaj një personi

Foto:i Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale G.Z. për shkak të veprës penale mashtrim.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri G.Z., me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka mashtruar të dëmtuarën A.K.L., shtetase e Gjermanisë.

Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale mashtrimi, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/