Site icon Telegrafi

Mashtroi për bursa studimi në SHBA, Gjykata e Apelit lë në burg Ermes Hoxhallin

Gjykata e Apelit në Tiranë la nën arrest me burg Ermes Hoxhallin, i hetuar për mashtrim kompjuterik. I riu mashtronte me bursat permes projekteve “lets talk together about Us 23” .

Seanca u monitorua nga përfaqësues të ambasadës amerikane.

20-vjeçari nga Devolli, Ermes Hoxhalli, përmes mashtrimit me një identitet të rremë, u premtonte nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA e shërbime të tjera.

Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese. /Telegrafi/

Exit mobile version