Një 29-vjeçare e cila inskenoi kinse është e sëmurë nga kanceri, madje preu flokët për të bindur miqtë se ajo është rëndë e sëmurë me qëllim që t’ia sigurojnë 8.500 funte për dasmën e ëndrrave, është dënuar me burgim prej pesë muajve.
Toni Standen nga Cheshire i Anglisë, kishte trilluar historinë se ajo kinse ishte diagnostifikuar me kancer, dhe se i kanë mbetur vetëm dy muaj jetë, transmeton Telegrafi.
E miqtë e saj krijuan fondacionin GoFundMe për ta ndihmuar atë dhe partnerin e saj James. E në procesin gjyqësor është bërë e ditur se në qershor të vitit 2015, Standen u kishte thënë dy mikeshave Ashlea Roëson dhe Jennifer Douglas, se ishte diagnostifikuar me kancer vaginal.
Ajo shtirej kinse kryente kontrolle të rregullta mjekësore që të jetë sa më bindëse. Madje ka prerë flokët që të duket se terapia e ka bërë të vetën.
E pas hapjes së fondacionit, mikeshat arritën t’i sigurojnë 8.500 funte, por gjithçka ndërroi kur u zbulua mashtrimi i saj. Në bankën e të akuzuarve pranoi fajin dhe është dënuar me pesë muaj burgim. /Telegrafi/