Site icon Telegrafi

Mashtrohet tetovari, i humb 40 mijë euro

Një tetovar ka mbetur pa 40 mijë euro me të cilat tentoi të blente maqineri në Itali pasi që u mashtrua keq nga një kroat, gjoja pronar i një kompanie.

M.K (38) nga Kroacia dyshohet për veprën penale të mashtrimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, A.G (34) nga Strimnica e Tetovës e ka raportuar rastin duke sqaruar se ka patur telefonata me një të panjohur, që është prezantuar si pronar kompanie në Milano të Italisë.

Paraprakisht, i dëmtuari ka paguar tetë mijë euro, si paradhënie, e më pastaj edhe 32 mijë euro tjera. Por, personi kontaktues nga Kroacia i ka ndërprerë të gjitha kontaktet me të./Telegrafi/

Exit mobile version