Studenti i njohur vetëm si Omar, që pagoi 750 euro për një iPhone X dhe gjeti pastaj kutinë e mbushur me beton, bën apel që rasti tij mos i ndodhë të tjerëve.
Pasi kontaktoi në internet me Jamie A, vendosën të takohen në njërën nga hapësirat e Newcastle University të Anglisë, për të marrë telefonin, transmeton Telegrafi.
“Kutia ishte e rëndë aq sa duhet dhe e mbështjellë mirë, andaj nuk e hapa sepse doja t’ia bëja dhuratë nënës. Por, nisa të dyshoj, sepse sapo ia dhashë paratë, iku me shpejtësi”, ka thënë Omar.
Policia është njoftuar për shitësin mashtrues, që ende e ka të hapur llogarinë në rrjetet sociale, ndërsa në të vetmen fotografi të postuar, shfaqen dy fëmijë të vegjël.
“Mos blini asgjë, prej shitësve të paautorizuar edhe nëse çmimi është shumë i mirë. Mendova se gjithçka është në rregull, pasi 750 euro nuk janë pak”, ka thënë mes tjerash studenti. /Telegrafi/