Site icon Telegrafi

Mashtrohet 11 herë në të njëjtën mënyrë

Mashkulli, të cilit policia ia ka publikuar vetëm mbiemrin Chang, njëmbëdhjetë herë ka marrë lajmërim të rrejshëm se është fitues i një shume të madhe në lotari, por duhet të paguajë një shumë të caktuar të parave, në emër të shpenzimeve dhe tatimeve, për të marrë fitimin e plotë.

Kështu Chang deri më tani ka paguar gjithsej 100.000 dollarë amerikanë.

"Secilën herën ka ardhur të lajmërojë mashtrimin përkundër udhëzimit nga ana jonë se duhet të kërkoj sqarime dhe të pyes para se të paguaj paratë ‘për shpenzime’”, ka thënë përfaqësuesja e policisë.

Chang thotë se vetëm një “fitim i vërtetë” do t’i mjaftonte të kthej të gjitha paratë që i ka shpenzuar deri më tani.

Exit mobile version